Në kohët e sotme ka shumë platforma online që na survejojnë, madje edhe për aspekte më intime si gjatësia, pesha, hobit dhe kafshët shtëpiake.

Clario, antivirusi nga Londra, është i gatshëm të tregojë sa cënohet privatësia online.

Kompania ka krijuar një listë me 32 detaje initime të cilat përfshijnë nga emaili, emri adresa e deri te rroga dhe historia jote e punës.

Në krye të listës qëndron Facebook me 70.59% nga detajet e listuara, më pas vjen Instagram me 59.82% e në vend të 3-të e të 4-ërt listohet Tinder dhe Grindr.

Rrjete sociale si WhatsApp (në vend të 48) dhe TikTok (në vend të 39) me 11.76% dhe 14.71% respektivisht. 

Ndërsa faqja me invazionin më të ulët është Pornhub, me vetëm 5.88%. Kjo platform dëshiron të dijë çfarë aparati ke dhe “shijet” e tua, nuk i intereson as emaili yt.