Blerësit mund të paguajnë 360 mijë dollarë, për të blerë një Porsche 911 GT2 RS, por kur është fjala për pasardhësin e tij nevojitet më shumë se dyfishi.

Për modelin e ri që lançohet në sallonet e Dubait, duhet të paguhen 723 mijë dollarë, që është një çmim shumë i lartë, shkruan "Telegrafi".

Deri më tani janë prodhuar 500 ekzemplarë, që janë gati për dërgim te blerësit, ndërsa mësohet se do të prodhohen njëmijë të tilla në tërësi.

Ky 911 konsiderohet si më i fuqishmi dhe i shpejti, që ka krijuar Porsche gjatë 86 viteve të funksionimit.