Rrjeti social Facebook deklaroi se ka eliminuar disa llogari të rreme të lidhura me shërbimin sekret rus, që akuzohet për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2016.

“Llogaritë që kemi hequr sot synojnë drejtpërdrejt zgjedhjet e SHBA në vitin 2020 dhe janë të lidhura me aktorë të lidhur në të kaluarën me ndërhyrje zgjedhjet në SHBA, përfshirë ato të vitit 2016”, theksoi kompania.

Çmontimi i rrjetit më të madh çoi në heqjen e 214 profileve në Facebook, 35 faqeve, 18 grupeve dhe 34 profileve në Instagram.

“Hetimi ynë i ka lidhur këto llogari me ushtrinë ruse, përfshirë shërbimet e shprbimit sekret ushtarak”, lexohet në shënimin në Facebook.

Rrjeti publikonte përmbajtje politike kryesisht në Siri dhe Ukrainë, por edhe në Turqi, Japoni, Gjeorgji, Armeni, Bjellorusi. Moldavia, Britani e Madhe dhe SHBA.