Si të keni kujdes nga vjedhjet e llogarive në Instagram

07/09/2019 - 21:32

Prej disa ditësh shumë njerëz në botë kanë pasur probleme me llogaritë e tyre të Instagram për shkak të hakerave dhe mashtrimeve që ato po bëjnë nëpërmjet mesazheve.

Së fundmi, edhe dy këngëtaret shqiptare, Juliana Pasha dhe Venera Lumani, ranë pre e hakerave. Arsyeja pse kjo metodë ka qenë më e suksesshme sesa të mëparshmet, është sepse njerëzit e kanë besuar për shkak të përdorimit të kodeve, që zakonisht Instagram i dërgon kur ju nuk mbani mend të dhënat tuaja.

Por kërkuesi i sigurisë kibernetike, Paul Ducklin ka qenë ai që e ka zbuluar dhe po përhap këshilla në rrjet. Sipas tij, hackeri ju dërgon e-maile ku thuhet se dikush është përpjekur të hyjë në Instagramin tuaj.

Në këtë mënyrë ju kërkojnë të klikoni në një link dhe më pas, të jepni të dhënat si emri i llogarisë dhe password-i. Por ky është i gjithi mashtrim për të marrë të dhënat tuaja dhe për t’ju vjedhur Instagram-in.

“Password-et e rrjeteve sociale janë me vlerë për mashtruesit, pasi informacionet që keni të ruajtura brenda tyre zakonisht janë më shumë se sa ata mund të gjejnë më një kërkim të thjeshtë. Akoma dhe më keq, mashtruesit që vjedhin llogarinë tuaj mund ta përdorin atë për të gënjyer miqtë dhe familjarët tuaj, prandaj mos e vendosni veten në rrezik duke humbur kontrollin e llogarisë suaj”, është shprehur Ducklin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga sot, mesazhi “vini një maskë për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së COVID-19” do t’i shfaqet kujtdo në Facebook dhe

Më shumë se 400 marka të njohura, përfshirë ikonat globale si, Coca-Cola, Adidas dhe Starbucks, pritet të largojnë reklamat e tyre nga gj

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka humbur 7.2 miliardë dollarë pasi disa kompani hoqën reklamat nga rrjeti i Facebook Inc.

Një nga masat më të mira parandaluese për përhapjen e koronavirusit është larja plotësisht dhe rregullisht e duarve për të paktën 20 seko

Rrjeti social, Twitter ka dërguar një email te klientët e tij të biznesit, për t’u thënë se informacionet personale mund të jenë “vjedhur

Rrjeti i ri social, TikTok mund të inkurajojë probleme në lidhje me ushqimin, sidomos tek njerëzit që vuajnë nga çrregullimet në të ngrën

Një gjurmues është instaluar në telefonat inteligjentë, edhe pse përdoruesit e këtyre aparateve nuk e kanë shkarkuar dhe nuk janë në dije

Smartwatchi i Samsung tashmë mund të masë edhe presionin e gjakut.

Kohët e fundit Apple është përfolur se po ndryshon dizajnin e iPhone 2020.

Një kompani kineze e prodhimit të baterive të makinave është gati për të prodhuar një bateri, jetëgjatësia e së cilës tejkalon limitet.