Testohet çipi që vendoset në kokë: Do të ndihmojë në kurimin e sëmundjeve

30/08/2020 - 21:38

Miliarderi Elon Musk ka në plan që të revolucionojë teknologjinë edhe në aspektin shëndetësor. Ai ka zbuluar se ka vendosur një çip kompjuterik në kokën e një derri të quajtur Gertrude. Qëllimi i Musk është që të krijojë një ndërfaqe mes trurit dhe makinerisë.

Sipërmarrësi i njohur ka aplikuar që vitin e kaluar që projekti i tij Neuralink të testohet tek njerëzit. Ndërfaqja mund të lejojë njerëzit me sëmundje të ndryshme neurologjike që të kontrollojë telefonat dhe kompjuterët me mendje.

Musk thekson se këto çipa mund të përdoren në të ardhmen për të ndihmuar kurimin e demencës, sëmundjes së Parkinsonit dhe dëmtimet e palcës kurrizore.

Ambicia e Musk është në fakt afatgjatë dhe ai e quan “njohja mbinjerëzore”. Për miliarderin kjo është pjesë e luftës kundër inteligjencës artificiale në të ardhmes pasi sipas tij, ajo mund të shkatërrojë jetën njerëzore.

Procesori që vendoset në tru dërgon disa sinjale. Kjo u vu re edhe tek Gertrude sa herë që kërkonte ushqim. Musk ka deklaruar se pajisja Neuralink është thjeshtuar dhe është bërë më e vogël.

“Përshtatet shumë mirë në kafkë. Mund të vendoset poshtë flokëve dhe nuk e kupton që e ke”, ka deklaruar ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rrjeti social Facebook deklaroi se ka eliminuar disa llogari të rreme të lidhura me shërbimin sekret rus, që akuzohet për ndërhyrje në zg

Sistemi i ri operativ për iPhone, IOS 14, ka shumë risi të dobishme për përdoruesit.

Nën emërtimin ‘Time Flies”, Apple pritet që sot të prezantojë 4 modelet e reja të iPhone, të cilat janë: iPhone 12, iPhone 12 Max, iPhone

Kushedi sa grupe i kemi në WhatsApp, në të cilat njëherë e një kohë ishim mjaft aktivë por vjen një moment që vëmendja zbehet dhe ndihesh

Rrjeti më i madh social, Facebook ka ndërmarrë një tjetër veprim në përpjekje për të parandaluar keqinformimin dhe informacionet e rreme

Kushton rreth 280 mijë euro dhe po konsiderohet si makina më e thjeshtë luksoze në botë.

Rrjeti më i madh social Facebook, ka paralajmëruar se do të bllokojë shpërndarjen e lajmeve në platformën e saj në Australi.

Kompania teknologjike LG ka shpikur një maskë të avancuar të pastrimit të ajrit që mund të nxjerrë jashtë përdorimit maskat e fytyrës.

Apple është kompania e parë amerikane që kap vlerën prej 2 trilionë dollarësh.