Versioni i ri i Facebook-ut në dispozicion të 2 miliardë përdoruesve

11/05/2020 - 11:45

Gjigandi i mediave sociale sjell dizanjin e ri të dekstopit, për të gjithë përdoruesit e tij. Tani Facebook-ut i shtohet opsioni “Dark Mode”.

Ky opsion synon të minimizojë ndriçimin e ekranit në mjedise me dritë të ulët.

Dizajni i ri ka më shumë hapësirë dhe shkronja më të mëdha, duke e bërë më të lehtë gjetjen e faqeve, grupeve dhe ngjarjeve.

Ky dizajn i ri është lançuar në fillim të këtij viti për një grup të vogël përdoruesish të Facebook, por tani është në dispozicion për më shumë se 2 miliardë përdorues.

Ndryshimi u njoftua fillimisht në muajin prill të vitit të kaluar, në konferencën vjetore të Facebook në San Francisko, ku kompania shpjegoi disa nga ndryshimet që do të kryheshin.

Mark Zuckerberg premtoi që dizanji i ri do të ishte më i freskët dhe më modern.

Ndryshimet e reja i krijojnë lehtësi përdoruesit për të krijuar faqe dhe grupe. Facebook ka gjithashtu një opsion të ri, që lejon përdoruesit të gjejnë video, lojëra dhe grupe shumë më lehtë se më parë.

Edhe në postimin zyrtar bëhet e ditur se Facebook-u i ri është më i thjeshtë dhe më i lehtë për t’u përdorur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania Facebook tha të martën se gjatë tremujorit të dytë të vitit hoqi 7 milionë llogari për shkak se përhapnin informacione të rreme

Gjigandi japonez Toshiba ka shitur aksionet e fundit të kompanisë që zhvillonte kompjuterat Dynabook.

Twitter i ka shprehur interesin kompanisë kineze “ByteDance” për të blerë operacionet në SHBA të aplikacionit “TikTok”, bënë të ditur për

Rrjetet sociale duket se po ia bëjnë të vështirë fushatën elektorale Presidentit amerikan, Donald Trump.

Rrjeti social, Instagram ka prezantuar të mërkurën një mundësi të re në këtë platformë, Instagram Reels, që duket se është përgjigje ndaj

Microsoft, gjiganti i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve të a

Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të ndalojë Tik Tok-un.

Konfirmohet zyrtarisht nga Apple se prezantimi i modeleve të reja të iPhone do të shtyhet për një periudhë tjetër më vonë gjatë këtij vit

Gjiganti i telekomunikimeve në Kinë, Huawei, e kapërceu kompaninë jug-koreane të teknologjisë, Samsung, duke u bërë shitësi më i madh i s

Twitter i ndaloi djalit të madh të presidentit amerikan, Donald Trump, të bëjë postime për 12 orë.