Një video në Kinë tregon shpërthimin e një makine elektrike të prodhuar nga Tesla, teksa ajo ishte e parkuar. Ngjarja ka bërë xhiron e botës, dhe tashmë videoja ka arritur mbi 22 milionë shikime.

Zëdhënësi i Teslas në SHBA, tha se është dërguar një ekip në Shangai, pas publikimit të videos që tregon shpërthimin.

Në imazhet mund të shihni tymin e bardhë që del nga një model i parkuar i Tesla S, para se një shpërthim i fortë të  përfshijë automjetin. Pastaj, makina e djegur vazhdon të digjet.