Është koha për të krijuar një konkurrencë të re me TikTok. Të hënën YouTube ka njoftuar zyrtarisht tiparin e tij më të ri YouTube Shorts, i cili është i njëjtë si aplikacioni TikTok.

Sipas Youtube, Shorts është një “mënyrë e re për të shprehur veten në 15 sekonda ose më pak”. Përdoruesit mund të përdorin këtë aplikacion për të krijuar dhe shikuar video në formë të shkurtër edhe përmes telefonit të tyre.

YouTube Shorts së pari u zbulua në prill. Në njoftimin zyrtar të YouTube, kompania tha se së pari do të hapë YouTube Shorts në Indipasi, në këtë shtet u ndalua në fund të qershorit përdorimi i aplikacionit të TikTok.