Teknologjia VAR, ose e thënë ndryshe Asistencë Arbitrale Video, është një nga risitë më të fundit të përdorura në vlerësimin e episodeve të diskutueshme në ndeshjet e futbollit. Ndërkohë që shumë sporte si futbolli amerikan kanë kohë që e shfrytëzojnë. Në Europë ky sistem ka vetëm disa muaj që po përdoret.
Kjo teknologji revolucionare, që u përdor me sukses në miqësoren e së martës ndaj Francës dhe Spanjë, mund të përshpejtojë disa ndryshime në rregulloren e aplikuar në katërkëndëshin e gjelbër.Sipas David Illwrei, drejtori teknik i arbitrave pranë federatës angleze, një nga rregullat që pritet të ndryshojë është ai i ndëshkimit me penallti pas një prekjeje të topit më dorë në zonë. Illërei shpjegon së një veprim i tillë po mendohet të ndëshkohet menjëherë me gol.Për të qenë më të qartë, ndalimi i topit me dorën në vijën fatale nga ana e Luis Suarez në ndeshjen më Ganën, gjatë çerekfinaleve të Brazil 2014, solli një penallti që nuk u shndërrua në gol nga afrikanët. Në fund, Uruguai mundi të kualifikohej në gjysmëfinalet e kompeticionit, me gjithë daljen me karton të kuq nga fusha të sulmuesit të saj. P
ër shumë specialistë të fushës një gol i sigurt i mohuar nuk është aspak i barasvlershëm me një penallti, e cila mund ose jo të shndërrohet në gol.Ky episod, apo të tilla si ky, mund të shqyrtohen dhe të zgjidhen në mënyrë më të drejtë në të ardhmen, falë teknologjisë VAR. Sidoqoftë, sipas Illërei, do të duhet një diskutim edhe më i gjerë i situatave dhe rregullave për të sjellë një erë ndryshimesh pozitive në futboll.