SHBA-Banorë të shtetit amerikan Teksas dërguan peticion deri te Shtëpia e Bardhë me të cilën kërkojnë që të shkëputen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç lajmëron ABC News, internet-peticionin e kanë nënshkruar 119.209 persona, me çka është përmbushur kushti për së paku 25.000 nënshkrime me të cilat Shtëpia e Bardhë zotohet të përgjigjet.
Tani për tani nuk ka informacione se kur do të ketë përgjigje për peticionin, siç lajmëron mediumi në fjalë, nuk përjashtohet mundësia që Shtëpia e Bardhë të shpallet e paautorizuar për çështjen.