125 mijë nxënës nga klasa e parë deri në të katërtën do të përfitojnë libra falas vitin e ri shkollor 2018-2019.
Duke folur për vendimin e qeverisë për librat falas, drejtorja e Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini tha se libra falas do të vijojnë të përfitojnë edhe kategoritë në nevojë.
"Librat do të shpërndahen nëpër shkolla përpara datës 17 shtator. Librat do të kthehen sërish nga nxënësit. Nëse dëmtohen, nxënësit do të paguajnë."
Vendimi i qeverisë për librat falas do ti kushtojë buxhetit të shtetit 610 milionë lekë nga buxheti i shtetit.





