Nxënësit e shkollave 9-vjeçare kanë nisur të marrin sot tekset falas, që Ministria e Arsimit ofron për ta.
Procesi ka nisur në të gjithë vendin dhe fëmijët, të shoqëruar nga prindërit po librat shkollorë.
Ministrja e Arsimimit Evis Kushi ishte këtë mesdite në shkollën “Osman Myderizi” në kryeqytet për të parë nga afër këtë proces.
Kushi tha se sipas parashikimeve, tekstet mësimore falas do t’i përfitojnë 242 mijë nxënës. Nga klasa e parë në të tretën, të gjithë librat janë të rinj dhe në fund të vitit shkollor, nxënësit nuk kanë detyrimin për t’i kthyer sërish. Ndërkohë, literaturën e nevojshme do ta përfitojnë falas edhe 16 kategori të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.