Të paktën 13 persona janë plagosur në një sulm terrorist pranë Tel Avivit në Izrael, sipas shërbimeve të urgjencës.

Policia izraelite tha se dy persona duke ngarë automjete të vjedhura kanë përplasur disa persona në qytetin Ra’anana, në veri të Tel Avivit.

Dy të dyshuarit janë nga e njëjta familje në Hebron, një qytet në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe kanë hyrë në Izrael ilegalisht, tha policia.

“Ata dolën së bashku dhe paralelisht, në dy vende të ndryshme, morën dy makina dhe nisën një seri përplasjesh,” u tha gazetarëve shefi i policisë së qarkut qendror Avi Biton.

Policia tha se 13 persona u dërguan në spital për të marrë shërbim shëndetësor.