Pas akuzave për evazion fiskal nga drejtësia spanjolle, prej së cilave thuhet se ka menduar edhe largimin nga Real Madridi, yllit portugez i është dashur të “presë për vizitë” edhe disa efektivë të Agjencisë të Tatimeve dhe Doganave.
“Hola.com” raporton se ata kanë kontrolluar dokumentacionin e jahtit të 32-vjeçarit në Formentera, aty ku ai po kalon ditët e fundit të pushimeve me familjen dhe miqtë e tij. Jahti është mbuluar me një tendë për të mos lejuar fotografimin apo filmimet nga larg dhe për disa minuta ka qenë në duart e policëve.
Ronaldo priti me qetësi që policia të mbaronte punë dhe të largohej. Kjo zgjati rreth një orë e gjysmë. Ai nuk foli fare, duke menduar që të mos i prishë pushimet, sidomos kësaj here që ka marrë me vete edhe të dashurën e tij, Georgina Rodríguez, e cila është shtatzënë.