Përdorimi i dokumentave false për të emigruar jashtë, është një fenomen i përhapur masivisht tek shqiptarët, të cilët paguajnë shuma të mëdha për t’i siguruar ato, dhe në fund zbulohen nga policia.

Një rast i tillë, ka ndodhur ditën e djeshme në portin e Durrësit, ku policia e Kufirit dhe Migracionit i ka gjetur dhe bllokuar në cilësinë e provës materiale një pasaportë, një kartë identiteti dhe një patentë bullgare, të cilat dyshohen të falsifikuara, shtetases D.Y., vjeç 29.

Materialet në ngarkim të 29-vjeçares u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës sipas neneve 189 e 186 të Kodit Penal, njofton policia.