"Fenty Beaty" lançoi me 8 shtator 40 nuanca të ndryshme, duke e trajtuar si ofertën më të madhe të bërë deri tani. Pas kësaj, “Make Up For Ever” vuri në shënjestër “Fenty Beaty” duke shkruar ; “ 40 nuanca nuk janë asgjë e re për ne’.
“Make Up For Ever” e bëri këtë pasi u frikësua se linja e re kozmetike e këngëtares nga Barbadosi, do ta bënte të falimentonte. Kjo kompani u themelua në vitin 1984 dhe që nga viti 2015 nxori në shitje 40 nuanca të ndryshme fondotine duke u përshtatur tonit unik të lëkurës.
"Me ekspertizë, kohë dhe pasion, e do të vazhdojmë të zhvillojmë dhe përmirësojmë produktet tona për ju, për të gjithë", shkruajtën ata duke sulmuar Rihanna-n.
Në mbrojtje këngëtares i dolën fansat të cilët i kthyen përgjigje kësaj linje kozmetike duke i thënë se ende shumë prej përdoruesve të tyre, iu duhet të përziejnë dy ngjyra të ndryshme për të arritur tonin e përshtatshëm me fytyrën e tyre.
Madje edhe vetë Rihanna ka komentuar në postimin e tyre. “Akoma në hije. E shokuar”, shkruan 29 vjeçarja.

Edhe pse “Make Up For Ever” është një lider në diversitetin midis industrive të tjera, shumë prej nuancave nuk ishin në dispozicion deri në 30 vite pasi u lançua seti i tyre origjinal. Ky nuk është rasti i "Fenty Beauty". Riri shpjegoi qartë gjatë lançimit të linjës me 7 shtator, ajo tha se qëllimi i saj ishte të kishte nuancat ku vajzat e të gjitha toneve të lukurës, të dashuroheshin me to.





