Duket se për Milanin do të ketë telashe të tjera. E gjitha vjen për shkak të financave. Kontrolli Financiar i Klubeve ka bërë një kërkesë për hetim për sa i përket sezonit 2017-2018.

Ky hetim nuk ka lidhje me atë të parin që u anulua nga KAS. E gjitha ka të bëjë me bilancin negativ të sezonit të shkuar, ndërkohë që më parë ishte bërë hetim për vitet 2014-2017, pasi UEFA kontrollon në periudha 3 vjeçare.

“Dhoma e hetimit të Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA ka kërkaur një nisje hetimi në ngarkim të Milanit nga Dhoma e Arbitrazhit për shkak se klubi nuk ka arritur të respektojë barazinë në bilanc  në sezonet 2015-2016, 2016-2017 dhe 2017-2018”, shkruante UEFA në komunikatën për shtyp UEFA.