Angli, 24 maj 2014 – I lënë vetëm në shtëpi, vendosi që të telefonojë policinë, të cilës i tha "Jam vetëm në shtëpi, mami ka ikur". Një fëmijë i moshës 3 vjeçare u la vetëm në shtëpi nga nëna e tij, e cila kishte dalë për të blerë drogë.
Agjentët e policisë shkuan në shtëpinë të voglit në Londër, kur kuptuan se nëna e tij në një ditë të ftohtë shkurti kishte dalë me pantallona të shkurtra dhe bluzë pambuku jashtë shtëpisë, për të blerë dozën e lëndës narkotike.
Gruaja pretendoi se kishte humbur çelësat e shtëpisë dhe se kishte ngelur aksidentalisht jashtë, duke thënë se kishte dalë për ti blerë mëngjesin të birit.
Mirëpo gjatë kontrollit gruas iu gjet kanabis me vete dhe për këtë arsye u dënua me 12 javë burg, si dhe për lënien e fëmijës vetëm.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





