31gusht 2015 – Denoncimi në Komisariatin Dixhital në Fier parandalon një vjedhje me armë e maska. Arteo Muhaj, 25 vjeç, u arrestua në flagrancë, me një çantë ku kishte fshehur një automatik me 64 fishekë si dhe dy maska.
Njoftimin e bëri një qytetar anonim, i cili tha në polici se kishte parë një person që lëvizte me një çantë të dyshimtë në lagjen “ shkurti” në Fier. Policia ndërhyri, duke kapur udhëtarin dhe parandaluar një vepër kriminale.
Muhaj po merret në pyetje për të mësuar saktësisht synimin e tij.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/