Po fliste në telefon teksa drejtonte makinën, shqiptari arrestohet nga autoritetet britanike dhe del zbuluar.
Kur policia britanike i kërkoi shqiptarit dokumentet e identifikimit, 24-vjeçari H. Azizi u dha atyre patentë dhe dokumente identifikimi greke, por ato ishin me emrin e një tjetër personi.
Prokurorja e çështjes sqaroi se të dyja dokumentet në pamje të parë dukeshin të rregullta, por më pas u zbulua se në fakt ishin të falsifikuara.
Oficerët kontrolluan automjetin e shqiptarit, ku gjetën edhe një thikë. Azizi u arrestua dhe pranoi se i kishte siguruar dokumentet në Spanjë dhe i kishte përdorur për t’u futur në Britaninë e Madhe.
Kavanagh tha se shqiptari kishte jetuar në Britani që prej vitit 2015 me emër të rremë. 24-vjeçari u shpall fajtor dhe u dënua me 12 muaj burg.





