Mohammed Anhar Ali, 32 vjeç u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij, Nazia Begum, 25 vjeç, e cila u gjet e vdekur në shtëpin, në lindje të Londrës, në 21 tetor të vitit të kaluar.
Mes çiftit kishte pasur konflikte, madje bashkëshortja kishte kërkuar divorcin.
Mohammed Anhar Ali u shpall fajtor pas një gjyqi në Old Bailey dhe pritet të dënohet në 17 prill.
Ali dhe Nazia Begum ishin martuar në maj të 2015, por martesa e tyre e palumtur kishte përfunduar në nëntor 2017. Gjithashtu në 2018-n Begum kishte nisur të takohej me një burrë tjetër, që quhej Ismail.
Mediat e huaja raportojnë se më 21 tetor, Ali kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrës dhe i kishte thënë zonjës Begum se ishte dakord të divorcohej.
Më pas kishte dalë nga shtëpia dhe kur ishte rikthyer Ali mbyti bashkëshorten me shall. Ai telefonoi policinë që të shkonte ta arrestonte dhe më pas ishte ulur të pinte një filxhan çaj, ndërsa fëmijët e tij flinin në katin e dytë të shtëpisë.
“Alo. Aksidentalisht mbyta gruan time me shall”,- mësohet se i ka thënë policisë në telefon, Mohammed Anhar Ali.
Pasi policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, Ali u kërkoi oficervëve të bënin kujdes sepse vajzat po flinin në dhomën e tyre.





