Policia italiane e qytetit të Leçes ka zbuluar në qytezën Fregole të kësaj province një laborator të përpunimit të heroinës, i cili zotërohej nga dy shqiptarë që u arrestuan. Nën pranga përfunduan Ervin Gerbaj 34 vjeç dhe Lefter Shahi 50 vjeç, 

Rafineria e heroinës ndodhej në një vilë të izoluar në zonën Lido Smeraldo të Frigoles dhe zbulimi i saj u bë falë një qytetari të zonës, i cili sinjalizoi policinë mbi praninë e dy personave të huaj me lëvizje të dyshimta në këtë territor.

Dy shqiptarët u arrestuan në flagrancë duke punuar në laborator me disa prej veglave të tyre dhe të veshur me maska mbrojtëse nga pluhuri.

Policia sekuestroi 1.6 kg heroinë, 895 euro, një pistoletë gjysmë automatike e materiale për përpunimin e drogës.