Presidentët Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky zhvilluan një bisedë telefonike ditën e sotme (19 mars 2025) për afro një orë.
Përmes një postimi në “Truth Social” presidenti republikan tha se biseda me liderin ukrainas shkoi shumë mirë dhe se “jemi në rrugën e duhur” për arritjen e armëpushimit dhe paqes në Ukrainë.
Nga ana tjetër, presidenti Zelensky njoftoi përmes një postimi në platformën “X” se gjatë telefonatës, Trump i tregoi detaje nga biseda e tij e një dite më parë me liderin rus Vladimir Putin.
Gjithashtu Zelenssky thekson se “së bashku me Amerikën, me Presidentin Trump dhe nën udhëheqjen amerikane, një paqe e qëndrueshme mund të arrihet këtë vit”.
Kjo ishte biseda e parë mes 2 presidentëve.
Gjatë telefonatës me Trump, Putin ra dakord që të pezullonte sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës por nuk pranoi të miratonte një armëpushim të plotë 30 ditor, që Trump shpresonte se do të ishte hapi i parë drejt një marrëveshjeje të përhershme paqeje.
“Nuk kemi qenë kurrë kaq afër paqes, dhe kjo falë Presidentit Trump.”
Kështu deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një konference për shtyp me mediat, duke iu referuar telefonatave të presidentit Donald Trump me presidëntët Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, gjatë 2 ditëve të fundit.