Një telefonatë anonime ka vënë në alarm autoritetet e sigurisë në Greqi.
Personi që ka telefonuar në një faqe online dhe në një gazetë, mësohet se ka paralajmëruar për një shpërthim bombe në stacionin e metrose Egaleo në Athinë.
Sipas tij, bomba me sahat do të shpërthente deri në orën 18:15 dhe ka theksuar se nuk ishte farse.
Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policore për të gjetur bombën, por fatmirësisht deri më tani, nuk ka rezultuar asnjë shpërthim.