2 maj 2014 – Nokia Lumia 520 është pajisja më e mirë Windows Phone që është krijuar ndonjëherë, sidomos pas shpëtimit të jetws sw një polici në Brazil nga plumbi. Incidenti i pazakonshëm është një tjetër provë që vërteton se sa të mirë janë bërë telefonat inteligjentë të kompanisë Nokia. 

Sipas Globo, polici, të cilit nuk i është bërë i ditur emri, nuk ishte në orar pune kur u qëllua. Zyrtari i policisë po shkonte në shtëpinë e tij, dhe kur hyri brenda pa që në shtëpi ishin futur dy kriminelë dhe kishin marrë peng dy prindërit e tij. 

Rrëmbyesit i qëlluan atij dy herë. Njëri plumb nuk e preku atë, ndërsa tjetri e qëlloi në xhepin e pasmë, ku kishte telefonin Nokia Lumia 520. Siç mund të shikohet edhe në foto, telefoni është prishur krejtësisht, por plumbi nuk arriti të prekë trupin e policit. 

Si polici ashtu edhe prindërit e tij tani janë mirë, por rrëmbyesit nuk janë kapur akoma. Telefoni Lumia 520 nuk është vetëm “inteligjent”, por edhe “shpëtimtar”. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/