Një burrë telefonoi shërbimin policor 999 për ta pyetur se sa kohë merr shkrirja e gjelit të detit që kishte blerë për krishtlindje. 

Telefonatën ai e bëri në departamentin e policisë në “Greater Manchester”.

Policia ka publikuar telefonatën e tij të regjistruar në audio në përpjekje për të ndërgjegjësuar qytetarët të mos konsumojnë të drejtën e tyre për të telefonuar policinë duke konsumuar tematika të tilla të padobishme.

Një rast i tillë vjen në prag të natës së ndërrimit të viteve kur policia natyrshëm që pret një punë me angazhim tej normave.