Shtyhet për të 12-ën herë gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, ku pritej përballja me biznesmenin Ylvi Beqja.

Shullazi nuk është paraqitur në seancën me dyer të mbyllura dhe as të dyshuarit si pjesëtarë të bandës së tij duke detyruar gjykatën të shtyje për të 12-ën herë seancën gjyqësore të ballafaqimit dhe pyetjes së dëshmitarit të mbrojtur Ylvi Beqja.

Ky i fundit ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, gati për të dëshmuar, por Emiljano Shullazi nuk u paraqit, për shkak të raportit mjekësor, shkruan BalkanWeb.

Në seancë munguan edhe avokatët mbrojtës, për të cilët Gjykata tha se do t’i kërkojë Dhomës Kombëtare të Avokatisë marrjen e masave disiplinore. Seanca e radhës u caktua më 3 mars, por nuk dihet se cili do të jetë justifikimi i radhës.