MAQEDONI– Ndërsa spikeri është duke lexuar lajmet, prapa shpinës së tij, shfaqen në ekrane imazhet e një filmi porno. Spikeri vazhdon të lexojë i qetë, sepse nuk ka kuptuar se çfarë ndodh pas shpinës së tij.
Gabimi i bërë nga televizioni Alfa TV është komentuar mjaft në vendin fqinj, por drejtuesit e televizionit u justifikuan me faktin se kishin të bënin me një gabim teknik.





