Për 5.000 funte ndoshta ju do të kishit pritur një ekran më të madh dhe më të hollë, por ky televizor megjithatë vjen me historinë 75-vjeçare të transmetimit.

I krijuar në vitin 1936, Marconi type-702 është televizori më i vjetër që punon në Britaninë e Madhe.

Është blerë për më pak se 100 funte, vetëm tri javë pasi ka filluar transmetimi televiziv në Britani, dhe vetëm me një kanal, i cili ka transmetuar vetëm dy orë program në ditë, nuk ka pasur nevojë për telekomandë.

Ajo çka i mungon televizorit në pikëpamjen e teknologjisë moderne, kompensohet në besueshmërinë. Vetëm 30 për qind e komponentëve të tij janë zëvendësuar gjatë “jetës” së tij dhe jo me pjesë identike.

TV-ja tani ka çmimin fillestar prej 5.000 funtesh, por ekspertët presin që do të arrijë edhe shumë më shumë.