SHBA, 4 gusht 2014 – Duke filluar nga java e ardhshme në SHBA do të nis shitja e televizionit më të madh dhe më të shtrenjtë. Kompania Samsung ka prezantuar televiziorin UN105S9 UHD (ultra HD) dhe që kushton 120.000 dollarë,  më shumë se një makinë luksi.

Ky lloj televizori do të bëjë që të gjithë adhuruesit e kinemasë nëse kanë mundesi ta blejnë, të përjetojnë në shtëpi eksperienca si kurrë më parë.

Në Amerikë, Samsung UN105S9 UHD do të shitet në 120.000 $, më shumë se një Porsche 911.

Por nuk do të thotë se duhet të kesh vetëm paratë për ta pasur këtë televizor luksi, por në shtëpi duhet edhe një hapësirë e madhe, pasi ekrani është 2.5 m i gjerë dhe 1.46 i lartë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/