Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që gjatë pasdites kushtet e motit të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të herë pa hershme, më të theksuara ne verilindje të territorit të Shqipërisë duke sjellë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.