Dita e enjte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore. Përgjatë maleve në veri të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 14m/sek.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-4 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 4 deri 17°C, në zonat e ulëta 12 deri 24°C dhe në zonat bregdetare 13 deri 24°C.