Sipas MeteoAlb, kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur vranësira të lehta e kalimtare shfaqen në zonat malore, kryesisht në verilindje të vendit.
Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore ndërsa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor- veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.