Moti për ditën e shtunë, pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku nuk do të mungojnë orët me diell në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare.
Era do të fryjë në drejtimin juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
- Në zonat malore 8/24 °C
- Në zonat ulëta 12/30 °C
- Në zonat bregdetare 14/27 °C.
Për ditën e diel, parashikohen alternime kthjellimesh e vranësirash në mesditë, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e shtrëngata lokale me shkarkesa elektrike përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen :
- Në zonat malore 13/25 °C
- Në zonat ulëta 12/28 °C
- Në zonat bregdetare 16/26 °C.