Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës.
Parashikohet që në orët e pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë shira të pakëta në zonat verilindore dhe Juglindore.
Ndërsa pjesa më e madhe e bregdetit dhe zonave të ulëta do të jenë në ndikimin e motit të qëndrueshëm. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.
Era do të fryjë mesatarisht në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në Adriatik dhe Jon dallgëzim 2 ballë.