Kjo e diel pritet të jetë me alternime të motit të kthjellët dhe vranësirave në disa zona.
Gjatë orëve të para të ditës do të kemi kthjellime de vranësira kalimtare, por pas mesditës parashikohet të ketë vranësira.
Reshjet e shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, duke u luhatur nga 16 gradë Celsius deri në 36 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi deri në 35 km/h, duke shkaktuar dallgëzim deri në 2 ballë.