Pjesa e parë kësaj të premteje do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike sipas parashikimit të MeteoAlb.
Por duke filluar nga orët e pasdites do të ketë shtim të vranësirave ndërsa në mbrëmje i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut me intensitet deri mesatar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Peshkopisë me -1°C, kurse vlera maksimale do të shënohet në Durrës me 18°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzimi 6 ballë.





