Sipas MeteoAlb edhe këtë të enjte mbetemi në ndikimin e të nxehtit afrikan duke bërë që kushtet e motit në vendin tonë të jenë të kthjellëta por me temperatura shumë të larta.

Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 20°C në 35°C, në zonat e ulëta nga 26°C në 42°C dhe në zonat bregdetare nga 28°C në 43°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri mbi 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.