Në Australi tani është kulmi i verës dhe temperaturat kanë arritur shifra rekord. Australianët po e presin Vitin e ri me temperatura 10 deri në 14 gradë Celsius më të larta nga ato normalet.
Plazhet janë plot, ndërkohë që kondicionerët punojnë pa pushim për të gjithë australianët, që po përpiqen t’i përshtaten temperaturave jonormale, që sipas parashikimeve të Zyrës së Meteorologjisë, do të vazhdojnë për të paktën edhe gjatë tre muajve të parë të 2019-ës.
”Vala e të nxehtit ka përfshirë sidomos pjesën qendrore dhe jugore të vendit, ku prej katër ditësh temperaturat janë mbi 44 grandë Celsius”,- tha sot kjo zyrë.





