Moti kryesisht i kthjellët por i ftohtë do të jetë dominant në të gjithë territorin e vendit tonë si pasojë e prezencës së masave ajrore siberiane.
Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin vranësira të herë pas-hershme në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore verilindore – Juglindore.
Parashikohet që gjatë natës vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore në skajin Verior të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C më e ulëta deri në 12°C më e larta në rang vendi.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi permanent verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.