Reshjet e dëborës kanë munguar gjatë natës në qarkun e Korçës ndërsa temperaturat kanë pasur vlera të ulëta nga -7 deri në -12 gradë celcius.
Në rrugën e Voskopojës autoritetet rrugore kanë bërë kriposjen e rrugës herët në mëngjes, ndërsa në akset turistike nuk ka pasur probleme gjatë 24 orëve të fundit.
Policia i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të përdorin gomat e dimrit dhe të ecin me shpejtësi të ulët në mënyrë që të shmangin problemet e mundshme.