Sipas MeteoAlb do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike në territorin shqiptar, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë orëve të paradites, por orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë vendin, më të dukshme në qarqet, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku priten edhe mini-stuhi breshëri.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.