Vendi ynë në pjesën më të madhe paraqitet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku parashikohet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta të cilat më të dukshme do të jenë në veri të vendit.
Por herë pas here vranësirat do të krijojnë mundësi për shfaqje të flokëve të dëborës në verilindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8 gradë celsius deri në 11 gradë celsius.