Organizata Botërore e Metereologjisë (WMO) tha se një bazë kërkimore argjentinase, e vendosur në majën veriore të Antarktidës, ka raportuar për një temperaturë, që nëse konfirmohet, mund të jetë një rekord për kontinentin e akullt.
Zëdhënësi i organizatës, Clare Nullis, tha se baza argjentinase regjistroi një temperaturë prej 18.3 gradë Celsius. Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në këtë pjesë të botës ishte 17.5 gradë Celsius.
Megjithatë, një komitet i posaçëm, i cili merret me arkivat e motit dhe klimës pritet të verifikojë, nëse të dhënat e reja kanë arritur një rekord të ri.





