Një 72-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Memaliaj për shkak të temperaturave të larta.

Mësohet se 72-vjeçari me iniciale S.M., është gjendur i pajetë nga të afërmit e tij në një parcelë të mbjellë.

Duket se i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të larta të ajrit mëngjesin e sotëm.

Sipas verifikimeve të kryera nga grupi hetimor, i moshuari nuk kishte shenja dhune që të mund të dyshohej për ndonjë vrasje, por konfirmohet se vdekja ka ardhur si pasojë e temperaturave dhe të nxehtit saharian.