Teksa vendi është përfshirë nga temperatura të larta, qeveria ka vendosur që të shkurtojë orarin e punës në administratë.

Vendimi i cili pritet të miratohet nesër parashikon që orari i punës të jetë nga 9.30 deri 15:30 dhe të premten 9.30-13:00.

Prej disa ditësh, Shqipëria po përballet me temperatura ekstreme që shkojnë mbi 40 gradë C.

Sinoptikanët e kanë quajtur “ferr mbi tokë” atë që po ndodh me motin, ku temperatura kanë shënuar vlerat maksimale deri në 43 gradë.