Teksa i gjithë vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta, është bërë raporti i situatës së akseve rrugore gjatë ditës së sotme.
Në të gjithë akset nuk ka pasur probleme me qarkullimin dhe janë të hapura, por sugjerohet që në të gjitha të përdoren goma dimërore, ndërsa në aksin Ura e Çerenecit-Klenjë të bëhet lëvizja me zinxhirë.
Ndërsa gjatë natës, në pjesën më të madhe të territorit nuk ka pasur reshje dëbore. Sa i përket furnizimit me ujë, në Kukës është çarë linja kryesore 275 mm për shkak të ngricave.
Po punohet për riparimin e saj ndërsa në rrethet e tjera furnizimi me ujë nuk ka probleme.