Këtë të premte parashikohet që masat ajrore nga veriu i Afrikës do të vijojnë të kushtëzojnë kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë republikën e Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, pasditja do të lërë me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulëta, por vranësira të lehta shfaqen në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit, por ulen lehtë vlerat e mesditës  duke luhatur ekstremumet ditore nga 18°C deri në 41°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 40-45 km/h, nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.