Orët e para të ditës sjellin dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë kalime vranësirash.
Sipas MeteoAlb, pritet që në orët vijuese gradualisht të kemi shtim të vranësirave, ku në zonat veri-veriperëndimore do të jenë më të theksuara duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 33°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe herë pas here e fortë në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi verior- veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave edhe në territorin e Kosovës. Por parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat në intrevale të shkurtra kohore të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi për shira të pakët dhe të izoluar në Veri të vendit.