Kur shumë zona të vendit janë ‘pushtuar’ nga reshjet e borës, dhe të tjera zona po përballen me temperatura të ulëta, Autoriteti Rrugor Shqiptar jep detaje nga situata në disa rrugë të vendit.
ARRSH bën me dije se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, teksa i bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke reduktuar shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të pajisen me goma dimërore.
“Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0 °C pa reshje në të gjithë vendin. Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare, është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e akseve me pretencë bore. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, shkruan ARRSH.